Si te krijosh shkurtesat për cilësimet e IOS

Me App “aHomeIcon” mundeni me kriju shkutesa në IOS5.

› Continue reading

Donnerstag, Dezember 1st, 2011 Apple, IT, Softuer Keine Kommentare

Shënja te para të IOS 6?

Nesë Apple i mban mustrin e saj, athere ne vitin e ardhshem me iPhone 5 do te prezantohet edhe IOS 6. Qfarë mund te ketë IOS 6? Sipas te dhanave te Zyres e patentave ne SHBA do ketë një “persistent overlay”. Kjo mbivendosje mundëson redaktimin e të dhënave.

Donnerstag, Dezember 1st, 2011 Apple, IT, Softuer Keine Kommentare

Video: Driver San Francisco – Trailer

Driver kthehet me San Francisko në rrënjët e tij.
Loja garash nga Ubisoft është e nxehtë me stunts dhe slides , qe ofrojnë një histori të mrekullueshme.

Video: Driver San Francisco – Trailer (Comeback) (1:35)
Mittwoch, Mai 4th, 2011 Lojëra Keine Kommentare

iPhone 5 në qershor?

Edhe pse për një kohë të gjatë është thënë se iPhone 5 do të vijë gjatë vjeshtës së vitit 2011, duket se kjo nuk do të ndodhë.

Thashethemet e fundit thonë se iPhone 5 do të paraqitet gjatë muajit qershor të këtij viti.

Sipas faqes Koreane, ETNews e cila thotë se po citon burime nga industria, thuhet se iPhone 5 do të paralajmërohet gjatë muajit qershor, në një ngjarje në të cilën do të prezantohet nga drejtori i përgjithshëm i Apple, Steve Jobs.

Përkundër faktit se data e lansimit të iPhone 5 thuhet të jetë qershori i këtij viti, shumë analistë thonë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë me këtë datë, ndërsa supozojnë se data e lansimit të versionit më të ri të iPhone do të jetë pikërisht me kohën e lansimit të ngjarjes së njohur si WWDC, pasi që në këtë kohë ishte lansuar iPhone i parë, në vitin 2007.

Së fundmi është thënë se iPhone 5 do të posedojë kamerë me 8MP, e cila do të ofrojë edhe mundësinë e incizimit të videos në Full HD 1080p, si dhe procesorin e gjeneratës së re, A5, i cili është pjesë e tabletit të ri të Apple, iPad 2. / Telegrafi /

Mittwoch, April 6th, 2011 Apple, Harduer, IT Keine Kommentare

iPod Nano me kamerë?

Kur Apple kishte lansuar gjeneratën e saj të gjashtë të iPod Nano, i njëjti kishte dizajn shumë më të hollë se sa versioni paraprak, ndërsa një gjë e cila ishte eliminuar në versionin e parafundit të pajisjes ishte pikërisht kamera.

Mirëpo, tani duket se Apple është përgatitur që të lansojë versionin e ri të gjeneratës së shtatë të iPod Nano me kamerë, ndërsa thuhet se ky model do të jetë edhe më i hollë se sa ai paraprak.

Sipas Apple.Pro, versioni më i ri i iPod Nano do të përfshijë edhe kamerën, ndërsa për modelin e gjenratës së shtatë të iPod tashmë janë publikuar edhe disa fotografi në internet.

Edhe në të kaluarën, Apple.Pro kishte lëshuar pamje iPod’ve të nxjerra nga kompania Apple, të cilat më pas ishin të sakta, ndërsa ia vlen që edhe kësaj radhe t’i besojmë faqes e cila ka burime të besueshme brenda kompanisë Apple. / Telegrafi

Montag, April 4th, 2011 Apple, Harduer, IT Keine Kommentare

HP do të lejojë iTunes sync

HP do të integrojë sinkronizimin WebOS-Tablet Touchpad nëpërmjet iTunes. Sinkronizimi nëpërmjet iTunes do të trajtohen nga një aplikacion i veçantë. Sinkronizimi direkt me iTunes lexuar nuk është me i mundur.

Smartphones WebOS nga Palm ka pasur fillimisht një sinkronizimi të drejtpërdrejtë me iTunes. Së fundi, nuk ishte një lojë “macë dhe miu” mes Palm dhe Apple: çdo aktualizim i iTunes e ka bërë të pamundur për të sinkronizuar me WebOS, në mënyrë që Palm kishte nevoj për një aktualizim të ri, për të bërë një sinkronizim të mudshëm.

Montag, März 28th, 2011 Harduer, IT, Softuer Keine Kommentare

Facebook ka pranuar 250,000 aplikacione për punë!

Facebook ka qenë një kompani e qëndrueshme sa i përket punësimit, por numri i aplikimeve për punë në këtë rrjet social arrin në mijëra brenda një viti. Në vitin 2010, kompania ka pranuar pothuajse 250.000 aplikacione për punë.

Sigurisht, një numër si ky është i pritshëm, duke marrë parasysh se Facebook është konsideruar si një nga vendet më të mira për të punuar.

Popullariteti i faqes duket së përhapet çdo ditë e më shumë, ndërsa para se një kompani e hulumtimeve të publikonte një raport, nuk dihej se Facebook shihet si vendi më i mirë për të punuar.

Sipas këtij raporti, thuhet se në këtë kompani, kënaqësia e punëtorëve në punë është më e madhja e mundshme.

Në anën tjetër, një rrjet i cili ka rreth 600 milionë përdorues, natyrisht se zgjon kureshtjen e publikut për tu bërë pjesë e kompanisë, në tërësi. /Telegrafi

Mittwoch, März 23rd, 2011 IT, WWW Keine Kommentare

Përdoruesit e Facebook nxjerrin të dhënat personale

Sipas eksperimenteve të inxhinierëve të kompanisë për siguri Sophos, 41% e përdoruesve të Facebook vullnetarisht janë të gatshëm të zbulojnë informata mjaft personale në faqet e internetit.

Inxhinierët e Sophos kanë zgjedhur 200 përdorues të kij rrejti social dhe iu kanë dërguar kërkesë për miqësi nga një emër i rremë përdoruesi të Facebook, Freddi Staur (që është anagram ID Frausdster).

Nga ky numër, 87 përdorues i janë përgjigjur pozitivisht ftesës, që në kuadër të profilit të tyre madje kanë zbuluar informata të besueshme, siç janë e-maili, datëlindja, vendbanimi apo numri i telefonit. /Telegrafi

Freitag, März 18th, 2011 IT, WWW Keine Kommentare

IE9, rreth 2 milionë shkarkime për 24 orë

Internet Explorer 9 ka regjistruar 2.35 milionë shkarkime brenda një dite, ndërsa edhe pse nuk është pak, kjo nuk është arritje historike sa u përket shfletuesve të internetit.

Një shënim në blogun zyrtar të Internet Explorer ka përdorur fjalën “wow” për të përshkruar numrat e shkarkimit të versionit të ri të Microsoft.

Megjithatë, kur kihet parasysh se në vitin 2008, Firefox 3 theu rekordin Guinness si softueri më i shkarkuar brenda një dite, me tetë milionë shkarkime, shifrat e IE9 nuk janë edhe aq mbresëlënëse.

Dihet se Firefox 3 ishte në dispozicion edhe për Mac edhe PC, mirëpo e ka ‘mposhtur’ trefish shfletuesin e ri të Windows sa i përket numrit të shkarkimeve në ditën e parë. /Telegrafi

Donnerstag, März 17th, 2011 IT, Microsoft, Softuer, WWW Keine Kommentare

iPad 2 është më i hollë?

Ne tashmë kemi parë disa mbështjellës, për të cilët thuhet se janë të dizajnuar posaçërisht për gjeneratën e dytë të tabletit të Apple, iPad 2.

Për më tepër, thuhet se për tabletin e ri të Apple ka edhe mbrojtës të ekranit, ndërsa sipas “9 to 5 Mac” thuhet se ata kanë gjetur disa mbështjellës të ri për iPad 2, pasi që i dinë të gjitha detajet e dizajnit të këtij kompjuteri të ri tablet.

Edhe më herët është thënë se iPad 2 do të jetë më i hollë se sa versioni paraprak, ndërsa sipas një fotografie të shfaqur në internet, shihet se gjenerata e re e tabletit do të jetë më e hollë, dhe në masë të konsiderueshme.

Për ta konfirmuar se i kanë detajet e iPad 2, “9 to 5 Mac” ka krijuar edhe një video në të cilën i radhit disa nga karakteristikat që do t’i ketë tableti i ri i kompanisë Apple.  ./Telegrafi

Dienstag, Februar 22nd, 2011 Apple, Harduer, IT Keine Kommentare
Wordpress advanced ticket system